UEFA denon Serbine i jep fitoren Italine

EMILJANO KOCIU - UEFA vendosi qe Serbia te luaje nje ndeshje me dyer te mbyllura dhe mje tjeter me kusht dhe i akordoi nje fitore 3-0 ne tavoline Italise pasi ndeshja midis tyre u anulua tri jave me pare per shkak te trazirave ne stadium. Federata Serbe e Futbollit u detyrua te luaje dy ndeshje ne nje stadium te zbrazet ku njera prej tyre eshte me kushtin qe ne rast te trazirave do te penalizohet me dy vjet. Federatat Italiane e Futbollit u penalizuar me nje ndeshje ne shtepi me dyer te mbyllura por me kushtin qe ne rast perseritje pezullimi do te jete per dy vjet. Serbi do te luaje pa publik ndeshjen e saj ne shtepi kunder Irlandes se Vertiut me 25 mars 2011. Ky eshte vendimi i marre nga Komisioni i Disiplines ne qeverine europiane te futbollit.Trupi i Kontrollit dhe Disiplines vendosi ti akordoje fitoren aforfe me rezultatin 3-0 Italise - thuhej midis te tjerash ne deklaraten e publikuar. Federata Serbe e Futbollit u urdherua te luaje dy ndeshjet e saj te ardhshme ne shtepi me dyer te mbyllura. Nga ky sanksion njera prej ndeshjeve ka kushtin e denimit per nje periudhe dyvjecare ne rast perseritje. Federata Serbe e Futbollit u gjobit me 120 mije euro nderkohe qe ajo Italiane u gjobit me 100 mije euro. Presidenti i federates serbe Tomislav Karaxhic shprehu pakenaqesine e tij me vendimin. Une mendoj se vendimi nuk ishte korrekt vecanrerisht vendimi i dhenies se fitores 3-0 per Italine nderkohe qe pjesa tjeter e vendimeve ishte e parashikueshme - tha ai per gazetaret. Ne do te japim nje deklarate zyrtare perfundimtare pasi te marrim shpjegimin e detajuar nga UEFA. Trajneri i Serbise Vladimir Petrovic tha se mund te kishte nje vendim edhe me te keq nderkohe qe sekretari i pergjithshem i federates Zoran Lakovic kembenguli se organizata e tij mund te apeloje vendimin. Sigurisht ne kemi te drejten te apelojme vendimin dhe ne do te konsiderojme te gjitha aspektet per te ndermarre dhe hapat tane te metejshem - tha ai. Autoritetet italiane ishin te kenaqura me vendimin dhe perfundimin e investigimit. UEFA vleresoi punen e shkelqyer qe beri delegacioni yne per te treguar ate qe Federata Italiane e Futbollit beri me te miren e mundshme ne rrethanat dramatike te asaj nate - tha menaxheri i pergjithshem i federates italiane Antonelo Valentini. Nuk do te kete aspak frike per ne qe Serbi-Itali te luhet me dyer te hapura ashtu sic ne treguam se deshirojme te mbajme marredhenie te shkelqyera me ekipin stafin dhe tifozet e vertete te Serbise. Shefi italian i sigurise Roberto Masuci tha se do te kete nje kooperim me te mire midis dy federatave ne ndeshjen e kthimit ne Beograd ne tetor te vitit 2011. Denimi administrativ ishte i pashmangshem nisur edhe nga principi i pergjegjesise objektive - tha ai. Ne nuk deshirojme te perserisim te njejtat raportet komunikimi midis autoriteteve serbe dhe italiane ne ndeshjen e kthimit. Ndeshje e grupit C ne Xhenova me 12 tetor u shty per 35 minuta dhe u braktis nga gjyqtari pas vetem gjashte minutash loje per shkak se tifozet serbe hodhen fishekzjarre te rrezikshem ne fushe dhe ne drejtim te tifozeve te Italise. Ultrasi serb Ivan Bogdanov dogji publikisht flamurin shqiptar pamje televizive qe bene xhiron e botes. Bogdanov u arrestua me pas ne bagazhin e nje prej autobuseve qe kishin sjelle tifozet serbe ne Xhenoa. 16 persona moren ndihme mjekesore pasi tifozet serbe u perplasen me policine italiane nderkohe qe 17 ultras serbe u arrestuan ne Itali. Policia serbe arrestoi edhe 35 fansa te tjere kur ata u kthyen ne shtepi nga Italia. Pas incidenteve te serbeve ne Xhenova ne shenje hakmarrjeje ne Shqiperi Kosove dhe Tetove u dogj flamuri serb.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 30 Tetor 2010