Drame ne Shkoder fiton Flamurtari

Vllaznia pesoi nje humbje te dhimbshme 3-1 me Flamurtarin ne debutimin e Mirel Joses edhe pse shkodranet shenuan te paret ne Loro Borici.
Nje trepikesh i rende per vlonjateve fale golave te Sakajt Licajt e Xhafajt e qe solli nje triumvirat ne renditjen e pergjithshme ku Dinamo nje ndeshje me pak Skenderbeu dhe Flamurtari pas nente javesh ndodhen ne kuoten e 19 pikeve.
Java e 10-te ofron se pari supersfiden Flamurtari-Skenderbeu nderkohe qe ajo e 11-te eshte akoma me provokuese Skenderbeu-Dinamo.
Vllaznia qe vinte ne perballjen me vlonjatet pas humbjes me Shkumbinin dhe shkarkimit te ish-trajnerit Mojash Radonjic e nisi me vrull takimin duke ushtruar presing ndaj Flamurtarit por ka krijuar rrezikshmerine efektive ne porten e mbrojtur nga Mikel Spaho.
Flamurtari u kunderpergjigj pas nje gjuajtjeje te Gerhard Prongit por te perfunduar mbi traversen e portes se mbrojtur nga Miroslav Vujadinovic.
Ne minuten e 29-te mbrojtesi i majte i Flamurtarit Julian Ahmataj shkaktoi faull ndaj sulmuesit Vioresin Sinani. Gjyqtari Bardhyl Pashaj akordoi penallti te cilen e shnderroi ne gol jo Sinani qe kishte rastin te shenonte golin e tij te 200-te ne karrieren e tij por mesfushori i avancuar serb Marko Jovanovic.
1-0 per Vllazine dhe stadiumi Loro Borici - me pranine rekord te ketij sezoni - eshte ne ekstaze. Goli i dyte sezonal i Jovanovicit.
Pas vetem tete minutash ishte mbrojtesi malazias i Vllaznise Blazho Rajovic nderhyri ne menyre te parregullt ndaj Daniel Xhafajt. Kapiteni Artan Sakaj u shfaq te pika e bardhe duke realizuar ne minuten e 38-te golin e barazimit per vlonjatet.
Pjesa e dyte nisi me hedhjen ne fushe per Vllazine te mesfushorit kosovar Ilir Nallbani i cili ne te 48 provon te godase porten vlonjate.
Minuta e 50-te ofroi golin e dyte te Flamurtarit kur 23-vjecari Lejdi Licaj duke perfituar nga nje rreshtim i keq i mbrojtjes shkodrane dhe nje hezitim i portierit malazias Vujadinovic shenoi golin e avantazhit te kuqezinjve vlonjate. 1-2 ne Loro Borici.
Vllaznia reagoi me nje goditje nga distanca te mbrojtesit Dritan Smajli por topi ndalet ne shtyllen e portes se mbrojtur nga Mikel Spaho.
Ndersa Sinanit iu mohua nje gol per nje faull te Jovanovicit ndaj nje lojtari vlonjat ne mbremjen magjike te Flamurtarit nuk mund te mungonte firma e Daniel Xhafajt qe me goli e tij ne minuten e 78-te fiksoi jo vetem shifrat dominuese 3-1 por dhe golin e tij te peste sezonal e te 157-in ne karrieren tij.
Edhe pas kater minutave shtese te akorduara nga Pashaj rezultati nuk ndryshoi ne Loro Borici me Vllaznine qe pesoi humbjen e 4-te ne 9-jave dhe fitoren e 6-te te Flamurtarit.
Vlonjatet dalin te pathyer ne tri ndeshje rresht ne Shkoder pasi edicionin e kaluar barazuan 1-1 dhe 2-2.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 30 Tetor 2010