UEFA e ‘pasuroi’ Chelsean

Mirëpo, kjo nuk është arsyeja e vetme që i shtyn ekipet që të mundohen të nxjerrin sa më shumë rezultate pozitive dhe të shkojnë sa më larg. Janë paratë, ndoshta arsyeja kryesore për disa, që i motivon ekipet që të fitojnë, të cilat ato i marrin duke bërë rrugë në kompeticione e rëndësishme evropiane.
Uebfaqja portugeze futebolfinance.com e ka publikuar renditjen e premive të Federatës Evropiane të Futbollit (Uefa), të inkasuara nga klubet evropiane nga viti 2009 deri më 2012. Kësaj renditjeje i prin Chelsea, kampion aktual i Evropës, i cili ka përfituar 136.625.000 euro, i ndjekur nga gjiganti anglez Manchester United dhe ai spanjoll Barcelona.
Ekipi i parë italian i kësaj renditjeje është kampioni i vitit 2010, Inter, që gjendet në pozitën e pestë. Nëse i shikojmë ekipet që kanë shpenzuar para më së shumti në 2-3 vjetët e fundit, Manchester City është i 23-ti me 33.901.000 euro të fituara, që është shumë pak në krahasim me sa ka harxhuar, dhe Paris Saint Germaini i 74-ti, me vetëm 6.257.000 euro të fituara, më saktësisht gjysma e rrogës vjetore të Zlatan Ibrahimovicit.
Në përgjithësi, kjo listë përfshin tri ekipe angleze, dy spanjolle, dy italiane, dy franceze dhe një gjermane.
Renditja e ekipeve që u ‘pasuruan’ nga UEFA
1. Chelsea 136.625.000 €
2. Man United 135.435.000
3. Barcelona 130.636.000
4. Bayern M. 119.154.000
5. Inter 118.310.000
6. Real Madrid 104.547.000
7. Arsenal 91.563.000
8. Milan 89.420.000
9. Lyon 71.072.000
10. Marseille 69.802.000