E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Messi’ transporton marihuanë (video)

Lionel Messi transportues i marihuanës. Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për vet futbollistin por një pako që përmbante fotografinë e futbollistit të mirënjohur argjentinas.

Në fakt, në një pako të konfiskuar nga policia kolumbiane ishte e shtypur fotografia e yllit të Barcelonës, Messi e që në brendi përmbante 11 kilogramë marihuanë. Lajmin e ka publikuar portali kolumbian elheraldo.co.

Personi i cili në të vërtetë ishte i përfshirë në rastin, duket të ketë menduar se me fotografinë e Messit në pako do të hutojë policinë dhe ti bind ata se është vetëm një tifoz i sulmuesit. Por, policia e ‘nuhati’ mirë dhe e arrestoi atë në një autobus prej ku është përcjell në stacionin më të afërm.

Messi, në tre vitet e fundit ka qenë fitues i Topit të Artë, çmim që i ndahet futbollistit më të mirë të vitit në botë. Argjentinasi ka tifozë të shumtë në mbarë botën por ka edhe të atillë që shfrytëzojnë imazhin e futbollistit për qëllime të këqija.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›