E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA heton Tiranen

Pak ditë pas thirrjes dhe kërkesës që bëri federata norvegjeze për dyshime rreth ndeshjes Alesund-Tirana, e vlefshme për raundin e dytë të kupës Europa League ka reaguar organi më i lartë i futollit europian, UEFA, e cila ka bërë të ditur se kjo ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 5-0 është veçuar edhe nga sistemi tyre për monitorimin e basteve të dyshimta.

Qeveria europiane e futbollit ka angazhuar një nga inspektorët e saj të disiplinës, për t'u marrë me investigime të mëtejshme.

Ndërkohë Federata Norvegjeze e Futbollit ka bërë të ditur se kompania e tyre vendase e lotarive e bllokoi këtë ndeshje kur rezultati shkoi 2-0.

Sipas zyrtarëve të kompasisë së Lotarisë Kombëtare norvegjeze, janë vënë re baste të dyshimta nga vende të ndryshme aziatike, duke përfshirë këtu edhe bastin për rezultat të saktë 5-0. Kjo ndeshje përfundoi në total për të dyja takimet me rezultatin 6-1, për skuadrën Norvegjeze të Alesundit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›