UEFA shpërblime për më shumë skuadra
UEFA ka në plan të shpërblejë më së miri ekipet fituese të kupave të Europës këtë sezon. Formati i ri i këtij sezoni që përfshin më tepër ekipe dhe më tepër ture për të kaluar pritet ta bëjë supermilioner skuadrën triumfatore. Deri në 60 milionë euro mund të marrë klubi që do të ngrejë në stadiumin “Santiago Bernabeu” trofeun e Champions League. Një thes me para duke që do të joshë klubet veçanërisht ato që po shpenzojnë shumë në merkaton e verës. Kampionët e këtij sezoni vetëm duke fituar të gjitha ndeshjet në grup do të fitonin mbi 31 milionë euro. Pa gjë nuk do të mbetet dhe debutuesja Europa League që për ekipin më të mirë jep mbi 10 milionë euro. Para ka edhe për ekipet që do të luajnë ndeshjet në grupe, 1 milionë euro aq sa ka reklamuar çdo vit buxhetin Tirana. Llogaritë e UEFA-s dhe të presidentit Michel Platini, mbrojtësi më i madh i kësaj formule, nuk janë pa mend, pasi këtë vit fitimiet nga kontratat dhe të drejtat televizive do të shkojnë nga 900 milionë në 1.1 miliardë. Lumë fitimesh që do të justifikojnë spektaklin Champions dhe Europa League që do t’i ndiqni eskluzivisht në kanalet e paketës Supersport.