E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rassmusen prezanton prioritetet e NATOs

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen nisi zyrtarisht punën dukë paraqitur prioritetet më të rëndësishme për katër vitet e ardhshme. Së pari ai vendosi për NATON një politikë komunikimi më transparente, ku planifikohet edhe krijimi i një faqeje internet për diskutime me publikun për konceptin e ri strategjik të organizatës. Sfida më e madhe për 56-vjeçarin është ndërhyrja në Afganistan me 65.000 ushtarë. Rasmusen duke mos pranuar të vendosë një afat tërheqje nga Afganistani, tha se NATO është e angazhuar në përmbushjen e zotimit të saj por nuk mund t’ia dalë e vetme. Ndaj ai bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me organizata të tjera ndërkombëtare për vendosjen e paqes në Afganistan ku trupat ndërkombëtare po ballafaqohen me periudhën më vdekjeprurëse, prej vitit 2001.
“Ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm”
Një ndër sfidat e tjera për ish-kryeministrin Danez ishte zbutja e marrëdhënieve me Rusinë dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të përbashkëta të sigurisë.
Për Rusinë dhe anëtarësimi në organizatë i Australisë, Zelandës së Re, Japonisë. Politika e dyerve të hapura vlen edhe për vendet e Ballkanit tha ai. Përsa i përket Kosovës, Rasmussen tha se pret se deri në fund të mandatit të tij që misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja të reduktohet ndjeshëm.
Veç të tjerash, shefi i ri i NATO-s ka shumë punë për të bërë për të marrë besimin e botës myslimane pas kundërshtimit të ashpër të Turqisë, e cila që në fillim ishte kundër zgjedhjes së tij në krye të aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›