E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, skemë e re kualifikimi për Botërorin 2010

Ekipet europiane do të luajnë më pak ndeshje kualifikuese për finalet e Kupës së Botës 2010 që do të mbahen në Afrikën e Jugut se sa ato që zhvilluan në Botërorin e vitit 2006. Vendimi është marrë nga UEFA. Kualifikueset e zonës europiane konsistojnë në tetë grupe me nga gjashtë ekipe dhe një grup me pesë skuadra. Nëntë fitueset e grupeve do të kualifikohen direkt dhe tetë vendet e dyta më të mira do të zhvillojnë ndeshje play-offi (dy takime) për të përcaktuar katër vendet e tjera pjesëmarrëse. Vetëm një nga vendet e dyta, ai grupit me pesë ekipe nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e play-offit. "Është një zgjidhje e mirë, pasi unë nuk isha i realisht u kënaqur me formatin e kualifikueseve të fundit me grupe me nga shtatë dhe tetë ekipe", - tha presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i cili ëhstë në favor të grupeve të vogla.
53 vende anëtare të UEFA-s, midis tyre dhe Shqipëria, do të luftojnë për 13 vendet europiane në Kupën e Botës 2010. Komiteti Ekzekutiv i trupit qeverisës të futbollit europian diskutoi gjithashtu edhe për të formatin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe Kupës UEFA nga viti 2009 deri në vitin 2012.
"Në Ligën e Kampioneve nuk do të ketë ndryshime në bërthamën e formatit me tetë grupe me nga katër ekipe", - tha Platini.
Ai shtoi se diskutimet e mëtejshme do të mbahen në takimin e Komitetit Ekzekutiv që do të mbahet në Stamboll në muajin shtator, ku do të përcaktohen edhe cilat ekipe do të kualifikohen direkt për në fazën e grupeve. Platini është duke propozuar një reduktim të numrit të klubeve të vlefshëm për Ligën e Kampioneve nga kombet e mëdha si Italia, Spanjë dhe Anglia për t'u dhënë më shumë vende ekipeve nga vendet e vegjël. Një ide e re është edhe krijimi i një kompeticioni me fituesit e Kupave kombëtare, duke ndryshuar formatin e Kupës UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›