E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija do të mbetet në ligë të parë

Skuadra e Shkëndija'79 ariti që të fitoj tre pikët në tavolinën e gjelbër për shkak se skuadra e Teteksit nuk u paraqitët në stadiumin e qytetit në Tetovë."Robaqepsit", që herën e parë nuk e kishte respektuar vendimin e kryetarit të FFM-së, Haxhi Risteveski por duke përmbajtur vendimin e Emil Bozhinovskit.
Ndërkohë skuadra e Shkëndijës i qëndroj besnik Harallampie Haxhi Ristevskit.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë ishin tubuar 6000 tifoz të cilët prisnin që të filloj ky takim i shumëpritur mirëpo ato vetëm sa duartrokitën futbollistët të cilët kishin dalur në terenin e gjelbër
Komisari për gara prane FFM-së, Mile Spirkovski deklaroi se nesër do të sillet vendim për rezultatin e takimit."Në procesverbal shkruajta se ekipi i Teteksit nuk është paraqitur dhe sipas të gjitha gjasa rezultati do të vendoset në të mirë të Shkëndijës 3:0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›