![]()
- Vllaznia humbi ndeshjen e parë në Kupën Intertoto kroatët e Nk Zagreb me rezultatin 2-1, në një takim ku të dyja formacionet e mbyllën me nga dhjetë lojtarë. Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora befasoi vendasit me golin e tij të shpejtë, pa kaluar ende 3 minuta lojë, por Vllaznia nuk mundi ta ruante avantazhin e cmuar, kur Labudovic barazoi në minutën e 15-të me nje goditje nga 18 metra.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa në të dytën ishte sërish Labudovic ai që realizoi golin e fitores për kroatët në minutën e 64, me nej goditje brenda zones , 7 metra larg portes se Grimes.
Gjyqtari turk Kudusi Muftyoglu është treguar i pamërshishëm teksa ka nxjerrë dy kartonë të kuq, fillimisht për skuadrën tonë në minutën e 73, kur ndeshkoi me kartonin e dyte të verdhë dhe automatikisht te kuq Franc Ahin dhe një minutë para përfundimit ndëshkroi me karton Lovrek të NK Zagreb per shkak gjestit antisportiv (goditi lojtarin e Vllaznise, Simo ). Ndeshja e kthimit do të luhet, në "Loro Borici", më 30 qershor (ora 20:00) dhe Vllaznia mund të kualifikohet me një fitore minimale 1-0, ose me fitore me dy gola më shumë.
Fituesi i ketij cifti do te ndeshet me skuadren turke Trabzonspor ne turin e dyte elimintator.
ZAGREBI: Bashic 6, Nadarevic 7, Labudovic 7, Cutura 6.5, Mujdza 6, Lajtman 5.5 ( prej 87. Jurendic -), Parlov 6, Ibricic 5.5 (prej 59. Grgic 5.5), Pejic 6, Lovrek 5.5, Mandzukic 6
VLLAZNIA: Grima 6, Ahi 5.5, Kotrri 6, Teli 5.5, Lika 5.5, Nora 6 (90 Tafili -), Osja 5, Simo 6, Kaci 5.5 ( prej 75 Hotti -), Dalipi 5 (prej 71. Sani -), Lici 5
Refer: Muftuoglu Kuddusi 6.5; Ndihmes: Bahattin dhe Serkan (Te gjithe Turqi)
Golashenues: 0-1 Nora (3), 1-1 Nadarevic (19; as. Mujdza), 2-1 Labudovic(64; as Mandzukić).
Kartona te Verdhe: Cuturam Lajtman, Parlov (Zagreb); Lika, Ahi (Vllaznia).
Kartona te kuq: 73. Ahi (dy te verdhe), 88. Lovrek (Zagreb - gjest josportiv).
Lojtari ndeshjes: Tomislav Labudovic
Stadiumi: Kranjcevic.
Shikues: 3000.
Nga Arsim Ziberi dhe Dash Frasheri