E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraguai, Martino: Nuk patëm fat


Pas humbjes së skuadrës së tij, Gerardo Martino ka deklaruar se Paraguai ka mundur të dalë fitues nga dueli dramatik ndaj Spanjës.

"Ishte një ndeshje nga e cila kemi mundur të dalim si fitues. Tani duhet ta shkarkojmë veten nga kjo goditje e rëndë. Ne dhamë gjithçka, ne patëm rastet, por fatkeqësisht Spanja shënoi dhe ne jo. Ne nuk kemi pasur fat", tha Martino.

Përfaqësuesja aktuale e Paraguait edhe pa arritur në gjysmëfinale, kishte hyrë në historinë e futbollit paraguaian, pasi për herë të parë në histori të vendit kishte arritur në një çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›