Botërori, sot sfida gjigande Gjermani- Argjentinë

Afrika e Jugut 2010 do te perjetoje sot ne oren 16:00 nje tjeter sfide gjigande, pasi ne “Green Point Stadion” Gjermania dhe Argjentina do te kerkojne nje vend mes kater me te mirave te Kupes se Botes. Pas suksesit kunder Anglise, perfaqesuesja e drejtuar nga Joachim Lew do te kerkoje te hedh nje hap tjeter drejt triumfit ne kompeticionin me te rendesishem te futbollit botor.
“Jemi absolutisht te vendosur per te zbritur ne fushe dhe per te dhene maksimumin. Argjentina ka nje skuader shume te forte, por ne nuk e kalojme kohen duke u dridhur ne dhomat e zhveshjes, apo te kemi frike dhe te shpresojme qe arbitri te mos vendose ndeshjen. Une jam i bindur te forca e skuadres dhe ajo eshte e vetëdijshme per potencialin e saj”, ka bere te ditur trajneri i Gjermanise, Joachim Lwv, i cili pas dyshimeve pritet te kete ne dispozicion dy nga lojtaret e tij m,e te rendesishem Mesut Ozil dhe Lukas Podolski.
Nderkohe, mbrojtësi argjentinas Martin Demichelis, eshte shprehur përpara kësaj sfide se perfaqesuesja gjermane nuk duhet nenvleresuar.
"Ka shume gjera qe duhet te vlerësohen te kjo skuader gjermane. Ajo eshte shume e re, por ne te njeten kohe eshte psikologjikisht e forte dhe krijon shume raste per gol. Duhet te kemi kujdesh ne shume gjera”, eshte shprehur mbrojtësi, i cili luan per Bajernin e Mynihut. Gjermania dhe Argjentina u perballen edhe ne çerekfinalet e Boterorit 2006, ku skuadra gjermane arriti te kualifikohej pas gjuatjeve te penaltive.
Nertan Prifti
< I mëparshmi