UEFA thirrje per fair- play financiar

UEFA bën thirrje per “Fair-play” financiar, por nga Rusia paratë derdhen lumë për të afruar në skuadër disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Pas transferimit të Ruud Gullit në pankinën e Terek Grozny, një tjetër kampion ka preferuar të vazhdojë karrierën në kampionatin rus.
Roberto Carlos, fituesi i Kupës së Botës me Brazilin është lojtari më i ri i skuadrës së Anzhi, një formacion që i përket Dagestanit, por që militon në Superligën e Rusisë. Mbrojtësi i krahut të majtë ka nënshkruar një kontratë 2-vjecare me skuadrën e tij të re, nga e cila do të përfitojë jo pak por 9 milionë euro në sezon. Kjo shifër është e përafgërt me atë që përfitojnë yjet e momentit si Krtistiano Ronaldo te Reali i Madridit, apo Lionel Messi te Barcelona.
Roberto Carlos ka bërë të ditur se ndjehet entuziast për këtë aventurë, por sipas mediave futbollistin e entuziazmon, ajo që ata e quajnë “kontratë faranoike”. Përpos kritikave për shpenzime të pakontrolluara të klubeve lindore, nuk tërhiqen. Madje skuadra e Anzhi kërkon brazilianin tjetër Rikardo Kaka si dhe kapitenin e Milanit, Genaro Gatuzo, për të cilin është gatio të ofrojë 10 milionë euro.
Nertan Prifti