Kosove- Serbi Parlamenti percakton modalitetet

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë që Kuvendi të ketë rolin kryesor në procesin e bisedimeve me Serbinë që pritet të fillojnë së shpejti. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mbështet përfshirjen e legjislativit në proces. Ai tha se Kuvendi duhet të nxjerr një rezolutë për të përcaktuar kornizat e bisedimeve me Serbinë.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se bisedimet me Serbinë nuk janë prioritet për Kosovën. Sipas kësaj partie bisedimet do të jetë krejtësisht të karakterit politik dhe jo teknik siç thotë qeveria. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosja kundërshton me forcë bisedimet me Serbinë, para njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Për më shumë kjo lëvizje nuk përjashton edhe organizimin e protestave për të kundërshtuar këto bisedime.
Bashkësia ndërkombëtare kërkon fillimin sa më të shpejt të bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe presioni i saj duket se ka shtyrë qeverinë që të emërojë zëvendëskryeministren Edita Tahiri udhëheqëse të delegacionit të Kosovës në këto bisedime.
Juli Prifti