Primera League thellohet diferenca mes Realit dhe Barcelones

Ditët e mbushura me triumf janë drejt përfundimit për trajnerin e Realit të Madridit, Jose Mourinho. Portugezi, u transferua plot bujë të skuadra madrilene, pas suksesit të trefishtë me Interin ndërsa objektivi i tij kryesor ishte t’i jepte fund dominimit të Barcelonës në Spanjë. Ky mision duket i pamundur, sidomos pas barazimit të fundit në kampionat kundër Deportivo La Korunjës, që e ka thelluar në shtatë pikë diferencën mes Realit dhe kryesuesëve të Barcelonës.
Pas 25 javësh të luajtura Reali ka grumbullur 61 pikë kundrejt 68 të skuadrës së Pep Guardiolës. Shifrat flasin kundër Mourinhos, ndërsa mediat spanjolle flasin për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit. Vetë tekniku nuk do t’i dëgjojë këto zëra në lidhje me të ardhmen e tij. “Është shpejt për të folur. Kampionati është i gjatë, megjithëse tani gjërat janë më të vështira. Unë jam këtu dhe dua të vazhdoj projektib me klubin”, ka bërë të ditur trajneri, që rrezikon ta mbyllë pa tituj sezonin e tij të parë te Reali.
Mediat iberike shprehen se skuadra madrilene ka vetëm 24% mundësi të përbysë diferencën me Barceloën për të fituar titullin kampion, ndërsa Mourinho rrezikon ta mbyllë pa trofe sezonin e tij të parë në Spanjë. Reali i Madridit do të luajë finalen e Kupës pikërisht kundër Barcelonës, ndërsa duhet të kalojë Lionin për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Nertan Prifti