E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në nëntor mund të vendoset për Malin e Zi drejt BE-së


Nëntori shihet si periudha indikative për të vendosur nëse Mali i Zi, është apo jo një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, në Ballkanin Perëndimor, është një prioritet dhe një angazhim i rëndësishëm i presidencës spanjolle. Kështu ka bërë të ditur sekretari spanjoll i shtetit për Bashkimin Europian, Diego Lopez Garrido. Ndërkaq BE ka konfirmuar përparimin ose progresin e Malit të Zi në fushën politike, sidomos me zgjedhjet e saj të fundit, mbajtur në mars 2009, dhe progresin në çështjen e trajtimit të minoriteteve. Gjithashtu është vlerësuar pozitivisht roli i Malit të Zi në mbështetje të bashkëpunimit rajonal dhe stabilizimit, si dhe hapat drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit. Një çështje e tillë, është bërë e mundshme nga takimi më i fundit BE-Ballkani Perëndimor në Sarajevë.
Gjatë takimit, BE këmbënguli se Mali i Zi duhet të vazhdojë të bëjë disa përmirësime në gjendjen e komunitetit rom dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Politika e BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte vendosur në axhendën e Selanikut, përfshin liberalizimin e vizave si një hap drejt pranimit në BE. Negociatat për liberalizimin e vizave filluan në 2008 dhe përcaktojnë masa të tilla si futja e pasaportave biometrike. Që nga janari, qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë nuk kanë më nevojë për një vizë për të hyrë në BE, duke ndjekur rrugën drejt politikës se integrimit në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›