E Shtunë, 31 Tetor 2026

UET promovon librin e Dritëro Agollit

"Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët". Intervista, polemika, ese, letra dhe vlerësime të 50 vjetëve të aktivitet të ngjeshur intelektual të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Universiteti Europian i Tiranës promovon librin i cili përmbledh aktivitetin e gjerë publik të njërit prej kolosëve të letrave shqip. Njëri prej drejtuesve të Universitetit Europian të Tiranës Henri Cili, e cilëson shkrimtarin, Dritëroi i mirë.
Ky botim vjen me rastin e festimeve të 80-vjetorit të lindjes së njërit prej shkrimtarëve më të njohur dhe vlerësuar të letërsisë shqiptare Dritëro Agollit, ndërsa vet kolosi i letërsisë shqiptare nuk ka qenë i pranishëm si shkak i pamundësisë fizike, në këtë përvjetor të 80-të të tij. Pjesë e këtij aktiviteti ishin një sërë intelektualësh dhe personalitetesh të njohura të botës akademike dhe kulturore.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›