E Shtunë, 31 Tetor 2026

UGSH ndan sot çmimet Gambeta

Unioni i Gazetareve Shqiptare do zhvillojë sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve Vangjush Gambeta dhe Çmimet Karriera. Zyra e shtypit pranë këtij Unioni bëri të ditur se ceremonia e ndarjes se çmimeve organizohet sot në orën 11, tek ambientet e Hotel Rogner. Çmimi Vangjush Gambeta u dha për herë të parë në vitin 2009 për gazetarë efektivë të ekranit, radios dhe shtypit të shkruar. Ky konkurs tashmë po ndërton traditën e tij – tha kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

Vangjush Gambeta ishte një gazetar i shquar dhe publicist, i cili pati një rol të spikatur në shtypin shqiptar. Në vitet 1956-1975 ai drejtoi sektorin ekonomik në gazetën Zëri i Popullit ku më vonë shërbeu edhe si zv/kryeredaktor. Paralelisht në këto vite ai ishte pedagog i ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Për shkak të qëndrimeve të tij liberale dhe frymës perëndimore në ekonomi, ai u internua për 15 vite, duke e mbyllur karrierën qysh në vitin 1975. Z.Gambeta ndërroi jetë në vitin 2008.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›