QSUT në kaos, mbyllen hyrjet për automjetet private
26/12/2011 Pacientët të rriskuar nga mungesa e higjienës
Masat merren pasi fluksi i madh i familjarëve ka shtuar mungesën e higjienës nëpër spitale
Hyrje-daljet pa kriter të familjarëve nëpër pavijone, si dhe lëvizjet e mijëra makinave janë shndërruar në një makth për pacientët e mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kjo pasi fluksi i madh i automjeteve e familjarëve që dynden çdo ditë në dyert e spitaleve kanë shtuar problemet me higjienën, duke rrezikuar pacientët e shtruar ndaj marrjes së infeksioneve apo papastërtive të tjera të sjella në ambientet e pavijoneve. Shqetësuese në masë mbetet dhe ndotja akustike e krijuar nga hyrje-daljet e pakontrolluara të automjeteve, të cilat e kanë shndërruar ambientin e QSUT-së në një parking kaotik. Kundrejt kësaj situate shqetësuese janë ngritur ankesa të shumta nga ana e pacientëve, ankesa për të cilat drejtoria më në fund ka vendosur marrjen e masave deri në blindimin e QSUT-së, duke bllokuar hyrjet private. Sipas të dhënave të konfirmuara, në ambientet e kësaj qendre lëvizin çdo ditë mbi 3500 automjete, duke u bërë shpeshherë edhe pengesë për trajtimet e rasteve urgjente, pasi bllokojnë lëvizjen. Për këtë drejtoria e kësaj qendre do të ndalojë hyrjen e familjarëve të sëmurëve, duke mbyllur hyrjet për automjetet private, të cilat janë shndërruar në tepër problematike për vite të tëra me radhë. Nga ana tjetër, është menduar që nëpër pavijone të mos lejohet asnjë hyrje e familjarëve pa u dhënë më parë leja nga shefi i shërbimit përkatës, rregull i cili ka ekzistuar deri më sot, por që nuk është zbatuar. Kreu i qendrës spitalore Saimir Ivziku ka deklaruar se marrja e këtyre masave ishte e domosdoshme, pasi fluksi i madh i familjarëve ka ndikuar në mungesën e higjienës dhe kaosin nëpër spitalet e kësaj qendre. “ Ekzistojnë disa hyrje të paligjshme, të cilat do të mbyllen dhe këtij institucioni do t’i garantohen rrethimi i tij në bazë të pronës që e njeh shteti. E dyta, do të bëjmë një monitorim shumë më të rreptë për sa i përket trafikut të automjeteve. Këtu janë rreth 3000-3500 automjete që hyjnë në ditë, ndaj do të merren masat dhe me disa institucione të tjera shtetërore, qofshin këto qendrore apo lokale, në hartimin e një plani dhe zgjidhjen e mirë të çështjes së parkimit të automjeteve", - ka deklaruar Ivziku.
Më shqetësuese situata është raportuar pranë spitalit të sëmundjeve të brendshme, ku hyrje-daljet e familjarëve çdo ditë kanë shkaktuar kaos të madh. Aktualisht ky spital është përfshirë në rikonstruksion dhe pas mbylljes së punimeve është pohuar se do të bëhet një monitorim i rreptë i lëvizjes së familjarëve të pacientëve. Ndërkohë pothuajse në të gjitha shërbimet është menduar të lihet funksionale vetëm një hyrje, në mënyrë të tillë që të shmangen daljet dhe hyrjet problematike. Në një monitorim të kryer pak kohë më parë në disa prej shërbimeve më të frekuentuara të QSUT-së, si onkologjikut, urologjisë, kardiokirurgjisë, urgjencës etj., është konstatuar mungesa e theksuar e higjienës. Kjo e shkaktuar jo vetëm nga hyrjet e pakontrolluara të familjarëve e automjeteve, që sjellin papastërtitë në ambientet e spitaleve, por dhe nga neglizhenca e vetë strukturave shëndetësore në mbajtjen pastër të këtyre ambienteve, për të mbajtur larg rrisqet e kontaminimit nga infeksionet spitalore, që mbeten ende në nivele shqetësuese. Këto kontrolle kanë treguar se jo vetëm sallat e operacioneve, por dhe pavijonet e tjera të reanimacionit apo vendeve të shtrimit klasifikohen si vende të riskut të marrjes së këtyre infeksioneve, të cilat jo vetëm shtojnë komplikacionet shëndetësore, por rëndojnë më tej koston e trajtimit.