E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektimi në tregje, Panariti: Tabela “tip” për tregtarët

Të gjithë tregtarët do të kenë një tabelë "tip" të mallit të tyre ku të jetë i shkruar çmimi, dhe origjina e produktit. Kartonat e prera dhe shkrimi me stirolaps i çmimit, siç ndodhë tani, duhet të hiqen. Javën tjetër, pra në fillim të 2012 Bashkia e Tiranës do të pajisë tregtarët me këto tabela të njëjta që konsumatori të mos bëhet viktimë e abuzimit si me çmimin ashtu edhe me cilësinë e produktit.

Edmond Panariti, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë një inspektimi të bërë në tregun e zonës së "Ali Demit" tha se të gjithë tregtarët e kanë të detyruar pajisen me tabelën, në të kundërt do të marrin gjoba.
 

Pavarësisht aksioneve, Bashkia nuk ka mund të heq nga trotuari ambulantët të cilët shesin çdo gjë në qiell të hapur dhe jashtë çdo kushti normal. Për 2012, Autoritet e Bashkisë thonë se do të merren të gjitha masat që asnjë produkt të mos shitet jashtë kushteve higjeno-sanitare.
 

Aksionet e Bashkisë të kryera në të gjithë tregjet e Tiranës bëhën që tregtarët të afishojnë çmimet e mallrave të shesin dhe në anën tjetër të mos abuzojnë me çmimin në prag të festave. Konstatimi i deritanishëm, sipas autoriteve të bashkisë, është se nga tregu në treg ka njëtrajtshmëri çmimesh.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›