Bashkia, projektet për strehimin social
26/12/2011 Përcaktimi i kostos së ndërtimeve dhe plani i përgjithshëm si kusht për më shumë letësira
Në mbledhjen e radhës do të diskutohen investimet në rrugë, gjelbërim dhe pastrim
Bashkia e Tiranës për vitin 2012 duket se do të jetë më e përqendruar në zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës rrugore në vend, si dhe në menaxhimin e hapësirave publike. Ndërkohë jashtë vëmendjes nuk do të mbesë as strehimi i familjeve në nevojë. Për këtë kërkohet realizimi i një plani të përgjithshëm zhvillimi, i cili do t’i japë një tjetër frymë të zhvillimit në vend. Një gjë e tillë do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve për të mbështetur familjet që aplikojnë për strehim në banesat sociale.
Strehimi
Në programin për strehimin dhe planifikimin e territorit Bashkia parashikon për vitin e ardhshëm një menaxhim të kërkesave që kanë mbërritur në të, si dhe në realizimin e objekteve që janë në ndërtim. Pritet që në mbledhjet e radhës të shqyrtohen dhe dosjet që janë në pritje, si për kreditë e familjeve që kërkojnë banesë, ashtu dhe të atyre që kërkojnë një strehë me qira të mbështetur nga Bashkia. Megjithatë, projekti nuk do të mbesë vetëm në menaxhimin e objekteve që janë në proces. Për këtë qëllim njësisë së menaxhimit të projekteve i është dhënë dhe detyra e përcaktimit të kostos lokale për ndërtimin e banesave me qëllim social. Në bashkërendim me planin rregullues dhe me evidentimin e ndryshimeve infrastrukturore në Tiranë do të realizohet dhe nisja e objekteve të reja me qëllim të strehimit social në vend.
Kushtet
Në projektin që do të diskutohet në ditët e fundit të vitit parashikohet një rigjenerim i shesheve të gjelbra dhe të hapësirave publike në të gjitha blloqet e banimit. Ndërkohë veç gjelbërimit parashikohet dhe një angazhim në çlirimin e hapësirave publike të zëna nga individë apo që nuk frekuentohen për shkak të situatës së degraduar.
Riciklimi i mbetjeve, nis projekti i ri
Pastrimi i kryeqytetit zë një peshë tepër të lartë në shpenzimet e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë ende nuk ka një diferencim të mbeturinave urbane, gjë që do të krijonte mundësi jo vetëm për pastrimin, por dhe për riciklimin e këtyre mbetjeve. Në një nga pikat e propozuara prej Bashkisë së Tiranës parashikohet grumbullimi i mbetjeve në një sistem të diferencuar dhe shtrirja e pastrimit në të gjithë qytetin. Kjo do të realizohet me projekte të përbashkëta me kompanitë private. Duket se këtu do të zërë vend nevoja e përbashkët si e biznesit, ashtu dhe e Bashkisë, gjë që do të sjellë një investim të përbashkët, ku Bashkia do të shënojë dhe element të ri e pozitiv të menaxhimit të mbetjeve, ndërsa biznesi do të sigurojë lëndën e parë. Sigurisht, kjo do të ndikojë dhe në lehtësimin e situatës së krijuar në vendgrumbullimin e mbetjeve, por dhe në pastrimin e të gjitha zonave të kryeqytetit nga mbetjet e hedhura pa kriter. Në lidhje me këtë çështje mësohet se kanë nisur bisedimet me Ministrinë e Mjedisit, ku jo vetëm do të studiohet eksperienca e vendeve ë zhvilluara të botës, por dhe e gjetjes së mundësive për realizimin konkret të projektit. Në një deklaratë për mediat ministri Mediu thekson se me këtë projekt jo vetëm që do të realizohet riciklimi i mbetjeve, por janë dhe hapësirat në krijimin e energjisë.
Nga ana tjetër, me realizimin e këtij projekti do të parashikohen dhe ndëshkime për krerët e komunave dhe të bashkive që nuk do të arrijnë në zbatimin e mbledhjes së diferencuar të mbeturinave. Kjo nëpërmjet ndarjes së mbetjeve të riciklueshme nga ato që janë për dërgim në landfil.
Investime për kanalizimet dhe ujin e pijshëm
Përmbytjet nga shirat si dhe ankesat e shpeshta të banorëve të Tiranës për ndotjen e ujit të pijshëm e ka vendosur këtë problem në një nga pikat e rëndësishme për punimet në vitin 2012. Për këtë Bashkia do të angazhohet në realizimin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për Tiranën, por dhe në realizimin e furnizimit me ujë cilësor. Gjithashtu parashikohet ndërhyrje në kanalizimet që shkarkojnë reshjet e shiut.
Rigjenerim i lulishteve dhe pemë të reja
Janë 272 626 metra katrorë lulishte dhe parqe, 1 719 128 metra katrorë parqe periferike dhe 135 000 sipërfaqe të gjelbra në kopshte e shkolla si dhe 15326 drurë rrugorë dhe 29 600 drurë në lulishte dhe parqe,që janë vënë në vëmendje të Bashkisë për krijimin e kushteve për banorët e kryeqytetit. Gjithashtu parashikohet shtimi i 1172 pemë të reja. Po ashtu në kuadër të rigjenerimit të zonave të gjelbra parashikohet zëvendësimi i 700 drurëve. Për sa u përket lulishteve parashikohet zgjerimi i 10 mijë metra katrorë me shtrim të tapetit të barit si dhe me 500 drurë të tjerë.