I ftohti në Europë, Rusia redukton furnizimin me gaz
Europë- Temperaturat nën zero gradë celcius kanë shtuar konsumin e gazit nga rusët, duke bërë që Rusia të ulë furnizimin me gaz për vendet e tjera të Europës.
Kështu deklarojnë autoritet në BE, edhe pse sipas tyre reduktim i gazit rus në Europë nuk përben ende një situatë alarmante.
Mund të konfirmoj se ka pasur një rënie të furnizimit me gaz në shtete të ndryshme anëtare si në Poloni, Sllovaki, Austri, Hungari, Bullgari, Rumani, Greqi dhe Itali. Megjithatë, nuk është një situatë emergjente- u shpreh Marlene Holzner, zëdhënese e BE-së.
Ndërkaq ditën e djeshme gjigandi i gazit rus Gazprom bëri me dije se furnizon përtej mundësi.
Acari që ka goditur prej mësë një jave Europën Qendrore dhe Lindore ka shkaktuar 160 viktima dhe jo pak dëme materiale në Poloni, Hungari, Bullgari, Turqi, Rusi etj, ku termometri ka zbritur deri në -35 gradë celcius.
Shkrime të tjera me interes:
- Temperaturat e ulëta në Europë, shkon në 90 bilanci i viktimave Europë- Acari që ka goditur javën e fundit pjesën më...
- I ftohti “mbërthen” Europën, 40 persona humbën jetën Europa Lindore dhe Qendrore është përfshirë nga moti i keq...
- Njihni deputeten e parë transeksuale në Europë Parlamenti polak i ka hapur dyert pjesëtarit të parë transeksual,...