UKRAINË – Podolyak kërkon heqjen e kufizimeve të armëve

KIEV, 31 maj /ATSH-DPA/ – Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak përsëriti thirrjen e tij që Ukrainës t’i lejohet të përdorë armë perëndimore për të goditur objektivat në territorin rus, pasi disa nga aleatët e vendit duket se po shqyrtojnë një hap të tillë.
”Heqja e kufizimeve për armët e furnizuara nga aleatët perëndimorë për të lejuar Ukrainën të synojë Rusinë është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, theksoi Podolyak.
”Për të ndaluar Moskën, e cila ka zhvilluar një luftë kundër Ukrainës për më shumë se dy vjet, Kievi duhet gjithashtu të jetë në gjendje të synojë objektet ushtarake në Rusi”, theksoi Podolyak.
Pas bombardimeve vdekjeprurëse të Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës në verilindje pranë kufirit rus, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte kërkuar që Ukrainës t’i jepej leja për të përdorur armë perëndimore kundër territorit rus.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu e mbështeti së fundmi këtë thirrje, duke u kërkuar vendeve anëtare që të paktën të heqin pjesërisht kufizimet ndaj sulmeve në Ukrainë./ /os/