Sundimi i Ligjit, kapet i kërkuari ndërkombëtarisht

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar një 30-vjeçar të kërkuar nga drejtësia italiane. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, është në pranga ka rënë D.M, 30 vjeç. Arrestimi i tij u realizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 7”, kapi në Laç dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar D. M., 30 vjeç, i lindur në fshatin Gurëz, Kurbin.
Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik 2023, ka përndjekur ish-të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj”, njofton Policia.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
/a.f/r.e/