E Martë, 3 Nëntor 2026

UKRAINË – Rutte në vizitë zyrtare në Odesa

KIEV, 15 prill /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte udhëtoi sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në qytetin port të Odesës.

“Populli i Ukrainës ka duruar kaq shumë – përfshirë sulmin e të Dielës së Palmave të Rusisë në Sumy”, shkroi Rutte në platformën X.

Rutte siguroi Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme nga aleanca ushtarake perëndimore NATO.

Të paktën 35 persona u vranë të dielën gjatë një sulmi rus me raketa në Sumy.

Zelensky postoi një video të vizitës së përbashkët në një spital ushtarak në Odesa në Telegram. Kreu i shtetit u dha medalje të plagosurve në prani të Rutte.

Gjatë bisedimeve të tyre të përbashkëta u diskutua, kryesisht për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

“Të gjithë e shohin se sa urgjente është nevoja për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa në Ukrainë”, shkroi Zelensky.

Presidenti ukrainas përsëriti gatishmërinë e Kievit për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus në shkallë të plotë me mbështetjen e Perëndimit për më shumë se tre vjet.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›