UKRAINË – Sulme të rënda ruse në frontin lindor në Donetsk

KIEV, 18 korrik /ATSH-DPA/- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka raportuar sulme të rënda ruse në frontin në lindje të vendit.
Ushtria tha në raportin e saj se vetëm në qytetin e vogël, Toretsk në rajonin e Donetskut, kishte pasur 29 sulme ruse, duke përdorur bomba rrëshqitëse të hedhura nga avionët. Një fshat i quajtur Niu-York gjithashtu ishte prekur nga sulmet.
“Në Pokrovsk ku u raportuan 26 sulme”, tha ushtria ukrainase.
Pas pushtimit të Avdiivka në Donetsk në shkurt, trupat ruse kanë avancuar ngadalë.
Nga ana tjetër, ukrainasit i përqendruan sulmet e tyre gjatë natës në Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014 – në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes në Moskë, 33 dronë ukrainas u rrëzuan mbi Krime dhe dy dronë u rrëzuan mbi rajonin kufitar Bryansk.
“Gjithashtu, 10 drone detare u zmbrapsën në brigjet e Krimesë”, tha ministria.
Shifrat e përmendura nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Në qytetin detar, Sevastopol në Krime, gjatë natës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Guvernatori i emëruar nga Rusia, Mikhail Razvozhayev, shpjegoi përmes kanalit të tij Telegram se një nga dronët ishte zmbrapsur. Nuk kishte informacione për dëme të mundshme.
Ukraina ka zmbrapsur një pushtim të plotë rus për gati dy vjet e gjysmë. //a.i/