E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fytyra e vrasësit në rrjetin social

Share

I fiksuar pas femrave dhe dukshëm i zhgënjyer prej tyre. Ky është konkluzioni i parë që mund të nxjerrësh nga postimet në rrjetin social Facebook të Viktor Gushit. Profili i tij në rrejt është pjesërisht publik, përfshirë edhe disa foto personale, shumica e të cilave janë po aq të paqarta sa fotoja që u kap nga kamerat e sigurisë pas vrasjes së të martës. Kënga e preferuar e vrasësit lidhet ngushtë me profesionin e tij, refreni thotë: Sapo vrava një njeri (Rihanna – Man Down). Këtë këngë Gushi e ka publikuar tri herë në gusht e shtator 2011, kohë gjatë së cilës mendohet se sulmonte çdo të premte me armë në dorë bankat e Tiranës. Viktori nuk ishte shumë aktiv në rrjetin social, ku është regjistruar në vitin 2009, tamam në kohën kur mendohet se ka kryer grabitjen e parë me armë. Ai nuk komentonte shpesh, por kur e bënte ishte i ashpër – Jo vetëm qentë e rrugës, duhesh vrarë edhe ti që i nxjerr në fotografi, shkruante më 21 dhjetor 2011 poshtë fotos së një qeni të vrarë, të publikuar nga një vajzë me emër të sajuar. Ndërsa në një faqe me foto të Çiljeta Xhilagës shkruante: Të vënça derrin. Diku tjetër, mashkulli që është regjistruar si adhurues në 31 faqe bukuroshesh, shkruan se femrat e Tiranës janë më ordineret në Shqipëri. Regjistrimi i fundit si adhurues është bërë këtë të mërkurë, një ditë pas krimit të fundit./SHQIP

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›