E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Nga rrobat e gabit, tek pacientët në spital

Share

Shumëkujt i ka rastisur të shohë në spital se si njerëzit hyjnë e dalin nëpër pavijone, në reanimacion e ku të munden, pa të keq, edhe pse ekziston rreziku të çojnë e të marrin infeksione. Po ashtu kemi parë edhe se si papastërtia gjendet kudo në spitale. Por rasti që sjell gazeta Shekulli është akoma më flagrant. Ai tregon se si bluzat e bardha dalin tek tregu i rrobave të përdorura, që njihet edhe si gabi, bëjnë pazar dhe më pas kthehen sërish pranë pacientëve. Për fat të keq tregu i gabit gjendet shumë pranë spitaleve, ndaj dhe në momentin që ndjehen pak të lira, ato vrapojnë për të parë një rrobë që tek e fundi edhe ua përballon xhepi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›