UMSH konkurs për maturantët, bursa për studimet e larta

Maturantët e 8 shkollave të mesme të kryeqytetit bëhen pjesë e konkursit “Mesdheu im” të organizuar prej univesitetit Mesdhetar Shqiptar.
Rektori i këtij Universiteti, Anastas Angjeli, shpërndau tre certifikata, duke iu dhënë kështu mundësi nxënësve fitues që të përfitojnë bursa për të vazhduar studimet në universitetin Mesdhetar.
Nëpërmjet këtij aktiviteti u bë i mundur vlerësimi i dijes së marrë në gjimnaze prej këtyre nxënësve dhe natyrisht përgatitja për në Universitet.