LSI: Nis turi paraelektoral, 1000 takime në të gjithë vendin
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur turin e takimeve paraektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Ndërkaq mësohet se fushata paraelektorale do të jetë gjatë muajve, shkurt-mars.
Gjatë periudhës dy mujore do të zhvillohen 1000 takime në të gjithë vendin, sipas një axhende të përgatitur nga shtabi qendror i kreut të LSI-së, Ilir Meta.
Burime nga LSI-ja shtojnë se në 300 takime do të jetë i pranishëm vete kryetari i LSI-së, Ilir Meta.Kjo fazë paraelektorale është përcaktuar edhe si periudha kur do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale.