UNESKO: Tango më shumë se një vallëzim
Nostalgji, ndenjë dhe sensualitet. Është tangoja vallëzimi i joshjes që marros të gjithë. Më shumë se një vallëzim, një formë arti që Organizata Unesko e ka shpallur një trashëgimi e njerëzimit që duhet ushqyer dhe mbrojtur. Sipas saj tangoja argjentinase është esenca e njerëzimit dhe meriton përkujdesje. Por me të drejtë e gjithë bota çmendet pas tangos dhe në mbarë botën kureshtarët për të mësuar lëvizjet magjike shtohen gjithnjë e më shumë. Sidoqoftë pasionin për të kërcyer tangon duhet ta kemi në gjak.