UNHCR Greqia mos ndertoje mur me Turqine

Gjeneve 6 janar NOA - Nje rrethim me mur ndares mes Greqise dhe Turqise nuk e zgjidh problemin e trafikut klandestin mes dy vendeve prandaj eshte me mire qe te mos ndermerret fare nje nisme e tille.
Keshtu ka deklaruar Organizata e Kombeve te Bashkuara permes agjencise se saj per Refugjatet ne Bote UNHCR.
Kjo e fundit ka mbajtur qendrim negativ ndaj planit te Athines zyrtare per te ndertuar nje mur ndares me Turqine ne menyre qe te parandalohet fluksi i klandestineve ne kufirin mes dy vendeve.
Ka qene nje zedhenes i agjencise se OKB-se per Mbrojtjen e Refugjateve se ne sigurine kufitare duhet te perfshihen edhe mekanizma qe lejojne njerezit te kerkojne azil.
Nderkaq ministri grek i Mbrojtjes Civile Kristos Papoutsis e ka krahasuar kete plan me rrethimin e ndertuar pergjate kufirit mes Meksikes dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
n.e/NOA