UNICEF, projekt në 40 shkollat e vendit për riciklimet
UNICEF ka paraqitur një projekt, i cili synon ndërgjegjësimin e fëmijëve ndaj mbetjeve plastike, riciklimit dhe ruajtjes së një mjedisi sa më të shëndetshëm. Ky projekt do të zhvillohet në bashkëpunim me ambasadën hollandeze në Tiranë.
TIRANE- UNICEF dhe ambasada hollandeze në Tiranë ka marrë përsipër mobilizimin e mbi 40 shkollave dhe mbi 13 mijë fëmijëve në të gjithë vendin me qëllim ndërgjegjësimin e tyre ndaj mbetjeve plastike, riciklimit dhe ruajtjes së një mjedisi sa më të shëndetshëm. Shkollat e përfshira në këtë projekt në Tiranë dhe disa rrethe do pajisen me nga një kosh të ri ku çdo të hënë nxënësit do sjellin materiale plastike qese e mbetje të tjera të padegradueshme. Nëpërmjet këtij veprimi ata do ndikojnë edhe në sjelljen e prindërve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit për pastrimi e mjedisit nga këto mbetje të rrezikshme. Jo vetëm kaq, por veprimet e tyre do nxisin dhe biznesin dhe pushtetin lokal të mobilizohet më tepër në sigurimin e një ambienti sa më të pastër. Zbatimi i projektit do merret përsipër nga grupimi mjedisor “Ekolëvizja”. Një sërë aktivitetesh do të organizohen në kuadër të këtij projekti i cili do të zgjasë 18 muaj dhe do të shtrihet në 40 shkolla në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Korçë. (a.r/news24/balkanweb)