E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i gjendjes civile, shkakton debate në Kom. Ligjeve

Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate pas deputetëve kundërshtarë politikë lidhur me propozimet e paraqitura për ndryshime në ligjin për gjendjen civile. Socialistët kanë kundërshtuar nenin 14 të draftit, i cili sipas tyre hedh në erë procesin zgjedhor. 

TIRANE- Sipas nenit 14 të draftit për projektligjin për gjendjen civile institucionet shtetërore ligjërohen të bëjnë regjistrimin e shtetasve me të drejtë vote edhe në qytetet ku ata banojnë përkohësisht, por ku nuk figurojnë të kenë pasaportizimin e tyre. Sipas deputetëve të majtë në komisionin e ligjeve ky nen cenon rëndë zgjedhjet pasi favorizon manipulimet politike me listën ende të papublikuar të zgjedhësve, ndonëse kanë kaluar të gjitha afatet.
Me gjithë këmbënguljen e opozitës për të gjetur konsensus lidhur me nenin problematik 9 deputetët e maxhorancës në komisionin e ligjeve kanë votuar parimisht “pro” këtij ligji, ndërkohë që të majtët kanë qëndruar në sallën e mbledhjes, por nuk morën pjesë në votim. Edhe më herët në disa seanca kuvendore Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin për lëvizjet demografike të stimuluar që maxhoranca po bën për të manipuluar zgjedhjet. Kështu sipas PS-së, qeveria jo vetëm po regjistron në Tiranë apo rrethe të tjerë zgjedhës të cilës kanë vendbanime të tjera, por po le të paqartë mënyrën e votimit në kryeqytet të zgjedhësve të cilët janë pajisur me karta identiteti në zyrat e gjendjeve civile në qytetet ku ata figurojnë si banorë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›