UNICEF, projekt të ri për mbrojtjen e fëmijëve

Nëse je fëmijë ke probleme me prindërit dhe dëshiron të ankohesh diku atëherë mund të telefonosh në numërin 116 111.. edhe nëse dikush të bezdis të kërcënon apo dhunon sërish mund të gjesh mbështetje duke telefonuar alo 116. Ky është projekti më i ri i qendrës së mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri dhe UNICEF-it. Gjatë përurimit të zyrave të reja të kësaj linje e cila e ka filluar punën në muajin qershor ka marrë pjesë edhe zonja e pare Teuta Topi e cila e ka përshëndetur këtë iniciativë.
Po ashtu zv. ministria e arsimit Nora Malaj ka thënë se kjo linjë është një mbështetje e fuqishme për të gjithë fëmijet e Shqipërisë.
Sipas të dhënave linja për mbrojtjen e fëmijëve që nga qershori i vitit të shkuar ka marrë deri më tani rreth 400 telefonata në ditë, rreth 17 telefonata në orë.