E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Thaçi: Nuk hyjmë në Parlament

Në Maqedoni, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka deklaruar se deputetët e partisë së tij nuk do të hyjnë në Parlament nëse do të vazhdojë të mungojë dialogu politik.
Thaçi është shprehur se pa përcaktimin e statusit juridik dhe kushtetues të shqiptarëve Maqedonia do ta ketë të vështirë perspektivën evropiane.
"Kemi bindjen se kjo është e vetmja rrugëdalje për Maqedoninë. Rrugët e tjera janë shpartallimi i vendit", ka pohuar Thaçi.
Ai ka shtuar më tej se nga sondazhet dhe anketat e kryera nga partia e tij, ka rezultuar se strategjia në fjalë ka qenë e suksesshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›