E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK, Serbisë: Nuk i organizojmë zgjedhjet

Mitrovicë

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, i është përgjigjur të enjten Beogradit se për shkak të rrethanave në terren, UNMIK-u nuk mund t’i organizojë zgjedhjet në Kosovë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e UNMIK-ut, Tanja Kastël.

Qeveria e Serbisë, përmes një letre të dërguar më 21 mars nga ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, drejtuar Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Farid Zarif, zyrtarisht i ka kërkuar UNMIK-ut që në përputhje me rezolutën 12 44 ti organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë.

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka përsëritur në letrën e tij përkushtimin e UNMIK-ut për promovimin e plotë të qeverisjes lokale demokratike në Kosovë.

Serbia ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 6 maj.

Autoritetet e atjeshme kanë thënë se zgjedhjet lokale do të mbahen pjesërisht edhe në disa komuna të Kosovës, hap ky që është kritikuar si nga institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›