E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK, Spahiu: Shqiptarët në Bruksel, të bashkuar

ELBASAN- Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me aleancën nën moton Shqipëria bëhet. Spahiu ka folur nga Elbasani, ndërsa ishte atje për të hapur degën e Aleancës Kuq e Zi si parti politike, e cila do te nisë punën që prej së shtunës, ku AK ka parashikuar të mbajë një takim me qytetarët e Elbasanit.

Lëvizja Aleanca Kuq e Zi, është një lëvizje popullore, ka vazhduar më tej, Spahiu, duke shtuar se, AK është një lëvizje që bashkon të gjithë shqiptarët.  Aleanca Kuq e Zi, ka një platformë, tha më tej ai, duke theksuar se kjo platformë synon të realizojë bashkimin e shqiptarëve, dhe projektin për evropianizimin e shqiptarëve.

Shqiptarët të shkojnë të bashkuar në Bruksel.- përfundoi Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›