Nisma e Beogradit, serbet indiferente

Perkunder ofensives diplomatike te Beogradit per te penguar njohjen e pavaresise se Kosoves, serbet duken gjithnje e me indiferente ndaj saj.
Sondazhet me te fundit ne Beograd tregojne se vetem 5 perqind e serbeve mendojne se ceshtja e Kosoves eshte problemi me i rendesishem per momentin qe shqeteson shoqerine serbe.
Edhe analistet mendojne se Kosova nuk ka me ate jehone qe kishte para se te veteshpallte pavaresine.
“Kosova ishte nje ceshtje e ndjeshme kur shpalli pavaresine, ndersa tani tema e Kosoves ka humbur interesin. Vetem pak mendojne se eshte e kunderta. Serbet e kane pasur te qarte qe Kosova po shkonte drejt pavaresise. Ata jane gati te perballen me te, por nuk do t’ia falnin kurre nje politikani qe do ta pranonte”, deklaron analisti Srxhan Bogosavljevic.