E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Punesimi, sfida me E veshtire per te ardhmen

Partia Socialiste e ka vleresuar ceshtjen e punesimit si nje nder sfidat e veshtira qe do te perballet ne te ardhmen. Nje konstatim i tille erdhi dje nga kryetarja e Grupit kuvendor te PS-se, Valentina Leskaj, gjate tryezes se organizuar nga Fondacioni "Qemal Stafa", me teme "Zhvillimi i Tregut te Punes, Punesimi dhe Papunesia". Ndalur ne kete ceshtje, Leskaj vuri ne dukje se "punesimi mbetet nje nga problemet e medha, jo vetem per shkak te nivelit te larte te papunesise dhe varferise qe buron nga kjo papunesi, po edhe per faktin qe punesimi kryqezon shume ceshtje te zhvillimit te nje vendi". Sipas saj, punesimi nuk mund te shihet si ishull i izoluar per shkak te proceseve te hapjes se vendit dhe integrimit ne BE. "Ceshtja e punesimit lidhet me zhvillimin ekonomik, por jo me pak rendesi ka arsimimi dhe pergjithesisht edukimi e formimi profesional ne konceptin e te mesuarit gjate gjithe jetes". Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Qemal Stafa", Saimir Tahiri, duke bere nje analize te nivelit te papunesise ne vend, vleresoi se "po te besh nje analize te thjesht territoriale, do te shohim se papunesia eshte e shperndare gjeografikisht ne menyre te zhdrejte, pra niveli i papunesise ne veri eshte 24%, ne Shqiperine e mesme 12.5% dhe ne jug 12 %".

Lektori i Universiteti te Romes ne tryeze

Lektori i Universitetit te Romes, profesor Enrico Pugliese, i cili asiston Fondacionin "Qemal Stafa" ne hartimin e rekomandimeve per ceshtjen e punesimit, deklaroi gjate tryezes se "situata e punesimit dhe e papunesise ne Shqiperi eshte alarmante, megjithate, ekzistojne mundesite qe me politika eficente te sigurohet nje sinergji midis zhvillimit ekonomik, rritjes ekonomike, investimeve me rritjen e punesimit, uljen e papunesise dhe zbutjen e varferise."

O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›