E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Koalicioni, vendimi ne mbledhjen e radhes se Kryesise

Partia Demokracia Sociale festoi dje 5-vjetorin e themelimit te saj. Por ne koktejin e organizuar per kete pervjetor u vu re mungesa e partise me te madhe opozitare, Partia Socialiste, e cila deri dje e konsideronte PDS si nje nga aleatet e saj, konkretisht pjese e koalicionit "Bashke per te Ardhmen". Nderkohe qe nuk munguan pjesa e tjeter e partive opozitare, te cilat, sikurse kane paralajmeruar, jane ne pergatitje te nje grupimi te ri opozitar, duke perjashtuar ne kete menyre bashkepunimin me Partine Socialiste. Keshtu, te pranishem ne kete pritje ishin deputetet e LSI, Pellumb Xhufi, Ndre Legisi, Spartak Braho, presidenti i PAD-se, Neritan Ceka, deputeti i PSD-se, Engjell Bejtja dhe deputeti socialist, Besnik Dervishi. Njekohesisht, po gjate dites se djeshme, PDS mblodhi Komitetin e saj Drejtues per te diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe qendrimet e saj ne te ardhmen. Gjate fjales se tij, kreu u PDS-se, Paskal Milo, deklaroi se "ne duhet te behemi pjesetare aktive te protestave masive qytetare se bashku me parti te tjera opozitare, te cilat ne nuk duhet t'i shohim si aksione te te tjereve. Pjesemarrja jone ne protesta e levizje te tilla qytetare, qe mund te fillojne se shpejti, duhet te inkurajojne edhe ate pjese te elektoratit te zhgenjyer apo edhe anetare te ndonje partie opozitare te cilet nuk mund te pajtohen me detanten artificiale e te pamotivuar te PD-PS dhe qe e gjejne dhe e ndiejne veten e tyre mire duke qendruar se bashku me ne". Gjithashtu, po ne kete linje, Milo akuzoi dy partite kryesore, PD dhe PS per ndryshimet kushtetuese duke e quajtur puc institucional. Nga ana tjeter, edhe pse gjate mbledhjes se ketij forumi u deklaruar pjesemarrja ne protesta, serish kreu i PDS la te hapur mundesite per bashkepunimin me te gjithe. "Ne do te bashkohemi me cdo parti politike qe synon te mbroje vlerat e demokracise ne Shqiperi dhe qe synon qe t'i mbroje keto vlera nga uzurpimi politik i cilitdo kahu qofte", nenvizoi Milo, gjate fjales se tij.

Kreu i PDS: PS te degjoje zerin tone

Kreu i PDS-se, Paskal Milo, gjate mbledhjes se KDK rikujtoi dhe njehere tjeter kerkesat e vazhdueshme te saj ne adrese te PS-se per te degjuar zerin e ish-aleateve te majte. Sipas tij, pergjate gjithe kesaj kohe ne menyre shoqerore, zyrtare e pastaj edhe publike, i eshte kerkuar lidershipit te PS qe te mblidhte tryezen e kryetareve te partive te opozites, kerkese qe nuk u mor parasysh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›