UNMIK prane largimit
Administrata ekzekutive e Kombeve te Bashkuara eshte zhvendosur perfundimisht nga selia qendrore ne Prishtine, ku ka qendruar keto 9 vitet e fundit. Zedhenesi i UNMIK-ut Aleksander Ivanko, tha se shefi i misionit Lamberto Zannier dhe i tere personeli i misionit te OKB-se jane vendosur ne ndertesen e bazes logjistike te UNMIK-ut, e cila gjendet ne rrugen mes Prishtines dhe Fushe Kosoves.Ne ish-seline e UNMIK-ut, e cila nje kohe i takonte ushtrise jugosllave, vendoset misioni i EULEX-it, sebashku me nje pjese te institucioneve te Kosoves.Zyrtaret e UNMIK-ut kane thene se perfundon faza e pare e rikonfigurimit te UNMIK-ut, perkatesisht reduktimi i personelit.Kalimi i plote i kompetencave nga misioni i kombeve te Bashkuara te ai Europian pritet te perfudoje kete muaj.Sinjale pozitive reth shtrirjes se ketij misioni , kane ardhur edhe nga Serbia.