Ahtisari flet per Kosoven
Propozimi per statusin e Kosoves ishte "i drejte" dhe ishte "zgjidhja e vetme e bazuar ne vlerat, ne te cilat une besoj fuqimisht". Keshtu ka deklaruar disa dite pas laureimit me Çmimin Nobel per Paqe, Martti Ahtisaari. Neqoftese nuk i nderojme vlerat tona, atehere çfare jemi? Une besoj fuqimisht se ne mund t'i zgjidhim te gjitha konfliktet ne bote, dhe nuk pranoj asnje justifikim", ka thene ish-presidenti finlandez, i cili ishte kryenegociator per negociatat e statusit te Kosoves. Kosova shpalli pavaresine me 17 Shkurt te ketij viti ne baze te planit Martti Ahtisaari. Plani parashikonte qe pavaresia te ishte e mbikqyrur nga nderkombetaret.