E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Metropoliti serb flet kobshëm për luftë të pashmangshme

Cetinje, Montenegro, 17 tetor – “Lufta është e pashmangshme në të ardhmen e Ballkanit për shkak të pozicionit në të cilin gjendet minoriteti serb në Kosovë”.

Kështu deklaron kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Metropoliti Amfilohije Radoviç, i njohur si ekstremist që nxjerr deklarata plot vrer dhe të kobshme, me një nacionalitet të pashoq dhe antishqiptarizëm të theksuar.

Metropoliti ekstremist që nuk merret me punët e kishës që në fakt duhet të bëjë, komenton kontradiktat e shumë liderëve të politikës, të cilët shprehen se lufta e plasur në rajon në 1990 ishte e pashpresë për të zotëruar ish-Jugosllavinë që kërkon tashmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Amfilohije ka folur dje për agjencinë e lajmeve Reuters rreth pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të këtij viti dhe ndarjen nga Serbia.

“Serbët e Kosovës janë përballë një kundërshtari armik të përbërë nga shumica myslimane e shqiptarëve etnikë, që kanë rreth 90 për qind të popullsisë. Mes kësaj padrejtësie, nuk ka më paqe”, u shpreh Metropoliti i Kishës Serbe. Deklarata është dhënë në selinë e tij në Monastirin e Çetinjes në Malin e Zi.

"Do të jetë një rrugë me të ardhme konfliktin që do të shpërthejë një ditë”, - vijon ekstremisti Amfilohije për Reuters, paçka se mban veshur veladonin e zi.

Ai shprehet se e dëshiron paqen, por është “realist”. “Ka disa periudha paqeje e qetësie por do të ketë një kohë për përgatitjen e një konflikti të ri, të një lufte të re, të një beteje të re”, paralajmëron kobshëm, kryetari i kishës.

Deklarata e Kosovës për pavarësi është njohur nga më shumë se 51 vende, por zemëroi Serbinë që nuk e ka njohur ende shtetin e ri.

Serbia humbi kontrollin e këtij rajoni në vitin 1999, kur NATO ndërhyri ushtarakisht për të ndaluar masakrën e serbëve ndaj shqiptarëve etnikë.

Rreth 120 mijë serbë jetojnë në Kosovë, kurse drejtuesit e shtetit të ri kanë akuzuar serbët se po destabilizojnë rajonin.

Amfilohije u bë kryetari i Kishës Ortodokse Serbe kur Patriarku Pavle u tërhoq për arsye shëndetësore gjatë këtij viti. Kisha Ortodokse Serbe ofroi mbështetje morale ndaj forcave ushtarake përgjatë viteve 90-të për të mbajtur Jugosllavinë, por Metropolitani shprehet se kisha ka pasur vetëm një rol pastoral (baritor) dhe nuk ka vepruar gabim.

Amfilohije vizitoi Radovan Karaxhiçin, ish-liderin e serbëve të Bosnjës përgjatë viteve 1992-1995 gjatë luftës, në burgun e Beogradit pas arrestimit dhe para ekstradimit të tij në Gjykatën e Hagës për akuzën e krimeve të luftës.

Amfilohije lavdëroi Karaxhiçin si një “njeri të mirë”, por tha se kisha kurrë nuk e ka mbështetur apo t’i jepte strehë atij apo Ratko Mlladiçit, ky komandant lufte i serbëve të Bosnjës që është ende në kërkim.

Reuters

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›