Rusi 53 viktima nga permbytjet

Ka arritur në 53 numri i viktimave nga përmbytjet që kanë përfshirë Rusinë, në rajonin Krasnodar, në Detin e Zi. Policia lokale ka konfirmuar numrin e viktimave duke bërë të ditur se mes tyre ëshët dhe një fëmijë. Në distriktin e Krymskut kanë vdekur të paktën 34 persona, ndërsa 11 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në Novorosisk dhe Delendzhik. Zëdhënësi i policisë ka shtuar më pas se agjentët janë vendosur në terren për të patrulluar shtëpitë e braktisura nga njerëzit në mënyrë që të mos ketë grabitje. Gjendja e vështirë në vend ka ndikuar menjëherë dhe në rënien ekonomike. Rusia ka bllokuar në fakt aktivitetin në portin detar të Novorosirsk si dhe eksportin e naftës për shkak të stuhive të forta në detin e zi, që kanë provokuar përmbytjet në rajonin e Krasnodarit.