E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u s'jep me pasaporta

Nxjerrja e pasaportave me logon e shtetit te Republikes se Kosoves ishte nje ceshtje per te cilen u be fjale edhe ne Kombet e Bashkuara ne Nju Jork, ku u tha se ato kane filluar te jepen mbi baze te pushtetit qe tani kane institucionet e Kosoves, ndersa UNMIK-u me nuk do te leshoje dokumente udhetimi. "Me 30 korrik Ministria e Brendshme e Kosoves ka filluar te leshoje pasaporta me logon Republika e Kosoves. Ndersa me 29 korrik 2008 jane harxhuar dokumentet e udhetimit te UNMIK-ut", tha zedhenesja Mikele. Ajo u shpreh qe te gjitha programet dhe pajisjet, e UNMIK-ut tani kane kaluar tek autoritetet e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›