Mungojne tekstet shkollore ne librari
Pakenaqesi edhe per mossubvencionimin e teksteve per gjimnazistet
Asnje nxenes nuk ka mundur qe te bleje libra ne librarite e Tiranes gjate dites se djeshme. Edhe pse premtimi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences ishte se te gjithe prinderit apo nxenesit mund t'i terhiqnin ato duke filluar nga dita e djeshme, me 1 gusht, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Librarite kane qene te boshatisura, ndersa prinderit jane kthyer duarbosh ne shtepite e tyre. Shitesit e tyre jane shprehur se nuk kane marre asnje kontakt me shtepite botuese, e aq me pak te nisin shperndarjen e teksteve. Ndersa burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences thone se procesi i shperndarjes se teksteve shkollore do te nise ne muajin gusht, por megjithate ato nuk japin nje date te sakte per kete. Gjithcka do te behet e qarte, pas takimit qe ministri i Arsimit Fatos Beja, do te kete me botuesit, ndersa prinderit dhe nxenesit duhet te presin ende per te blere tekstet shkollore. Para pak kohesh, MASH deklaroi se sivjet nxenesit do te mund t'i blejne librat shkollore edhe neper posta. Keshtu, koordinimi i punes ne librari dhe posta do te shmange radhet e vjetshme te cilat shkaktuan kaos. Gjithashtu, vjet humben edhe fatura per shkak se prinderit i blinin librat nje e nga nje. Listat e nxenesve do te shperndahen sipas nje grafiku te caktuar, ne menyre qe te mos kete probleme. Keshtu, paraprakisht pretendohet se gjithcka do te shkoje me mire gjate procesit te shperndarjes se librave shkollore, ne hyrje te vitit shkollor 2008-2009. Megjithate eshte ende heret per te folur, sepse dje, ende nuk kishte filluar procesi i shperndarjes, edhe pse u premtua para pak ditesh nga ministri i Arsimit Fatos Beja. Prinderit e nxenesve te shkollave te mesme kane shprehur pakenaqesite e para ne lidhje me skemen qe do te ndjeke Ministria e Arsimit dhe Shkences per subvencionimin e teksteve. Ata shprehen se nuk mund ta perballojne blerjen e te gjithe librave, pa u subvencionuar me asnje monedhe nga MASH. Megjithate Ministria e Arsimit dhe Shkences vazhdon t'i permbahet premtimit se fondi i dhene per subvencionim do te shkoje per shkollat 9-vjecare. Kjo, ne menyre qe te zbutet fenomeni i analfabetizmit. Nje premtim i tille erdhi pas ngritjes se shqetesimit nga federatat e arsimit ne lidhje me masen e analfabetizmit. Keshtu, pasi te detajohet fondi qe do te jepet per kompensimin, specialistet e Ministrise se Arsimit do te mendojne fillimisht por nxenesit e arsimit te detyrueshem, dhe me pas, nese do te kete ende para ne dispozicion, do t'u jepet nxenesve te shkollave te mesme. Pasi eshte njohur me shqetesimet dhe kerkesat e sindikatave dhe shoqatave te mesuesve, Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vendosur qe kompensimi i librit shkollor te perqendrohet ne arsimin baze 9-vjecar. Gjithashtu, MASH ka premtuar se subvencionimi do te behet jo vetem per shkollat 9-vjecare publike , por edhe per ato private. Sikurse behet e ditur zyrtarisht, niveli i analfabetizmit eshte 1.19 per qind ne rang Republike.
100% masa e subvencionimit per 9-vjecaret
1,2%, masa e analfabetizmit ne vendin tone
70% masa e subvencionimit vitin e kaluar
4,3 % e nxenesve mesojne ne privat
1 gusht, afati fillestar per shperndarjen
2.5 mln Euro, fondi i vjetshem per subvencionim
93 % e fondit u perdor per qellimin fillestar