Nedim Vlora: Propozimi, foshnjarak
Propozimi per heqjen e emrit te Ismail Qemalit si emertim i Universitetit e Vlores, nuk ka kaluar pa u vene re edhe te familja e tij. Keshtu, nipi i patriotit te Shquar, Nedim Vlora ka deklaruar se t'i heqesh emrin nje personazhi qe krijoi shtetin shqiptar eshte qesharake. "Po te kemi parasysh arsyet qe kane dhene drejtuesit e Universitetit, i bie qe t'i heqim edhe aeroportit te Rinasit emrin e Nene Terezes, meqe ajo nuk eshte marre kurre me shpikje, me motore avionesh, etj", ka argumentuar Nedim Vlora. Sipas tij, ne te gjitha enciklopedite, madje edhe ato italiane, kur flitet per pavaresine e Shqiperise, thuhet se Ismail Qemali shpalli pavaresine me 28 nentor 1912. nipi i Ismail Qemalit ka vijuar se te gjithe universitetet e botes kane emra te rendesishem ne kuadrin e vendin dhe jone te gjithe boten. Sipas kesaj logjike, ai vijon se shteti mendon per personazhet e veta edhe pse ndoshta mund te mos jene shume te njohur jashte shtetit. Ai ka ironizuar se sipas logjikes se propozuesve per heqjen e emrit te Ismail Qemalit, i bie qe ndonje burgu t'i vihet emri i ndonje krimineli te famshem, meqe ky qenka motivacioni i emertimit.