Shaska: Pse nuk e jap doreheqjen
VLORE - Rektori i Universitetit te Vlores ka vendosur te mos jape doreheqjen, pavaresisht faktit se e ka menduar nje gje te tille pas polemikave te fundit mbi emrin e institucionit te larte arsimor, "Ismail Qemali". Ne nje leter qe i dergoi dje stafit akademik, rektori Tanush Shaska tregon arsyet pse ai propozoi ndryshimin e emrit. "e bera nje gje te tille duke u nisur thjesht nga arsye akademike dhe duke mos pasur parasysh anet e tjera historike dhe shoqerore", thote ai duke shtuar se vetem kjo ka qene arsyeja pse i ka propozuar senatit ndryshimin e emrit nga Universiteti "Ismail Qemali", ne Universiteti i Vlores. Keshtu, ai u ka kerkuar te falur dje bashkeqytetareve te tij dhe gjithe shqiptareve qe jane ofenduar nga ky propozim. "Ismail Qemali eshte nje nga figurat me te ndritura te kombit tone dhe idhulli im per patriotizmin dhe kontributin e tij per Vloren dhe te gjithe Shqiperine", shprehet rektori Tanush Shaska duke siguruar se ne asnje cast nuk ka pasur si synim te cenoje figuren e Ismail Qemalit". "I kerkoj te falur familjes se patriotit te madh per cdo dhimbje dhe shqetesim qe mund te kete shkaktuar ky propozim", eshte shprehur ai, duke evidentuar faktin se familjet respektove kane pasur lidhje te hershme qe jane ruajtur deri vone. Rektori thekson se per vete faktin se patriotizmi dhe dashuria per Shqiperine kane qene te vetmet konstante ne jeten e tij plot rremuje". "Jam vrare thelle ne zemer, qe shume njerez kane vene ne dyshim patriotizmin tim dhe qellimet e mia te ketij propozimi", vijon rektori i Universitetit "Ismail Qemali". Duke ilustruar kete ndjenje, Shaska argumenton se ishte dashuria per Vloren dhe Shqiperine ajo qe e ka shtyre te lere gruan dhe kater femijet ne SHBA dhe te kthehej ne Shqiperi per te bere dicka konkrete per Vloren dhe universitetin e saj. "Ne synojme pikat me te larta te shkences boterore per universitetin tone", thote ai. Shaska, pranon me tej se gjate ketyre diteve, i ka shkuar disa here mendja per te dhene doreheqjen, per faktin se akuzat dhe shpifjet ndaj tij kane qene mjaft banale, te ashpra, dhe te padrejta. Megjithate, ai ka vendosur te mos e beje nje gje te tille, duke premtuar se do te drejtoje kete universitet deri ne fund te mandatit.
Propozimi shkaktoi polemika
Debati ze fill nje jave me pare, kur senati i Universitetit "Ismail Qemali" vendosi t'i propozoje Ministrise se Arsimit heqjen e emrit te patriotit te madh dhe identifikimin e Universitetit me emrin e qytetit. Nje gje e tille hasi ne reagime te shumta negative qe e quajten kerkesen e senatit, bere nga propozimi i rektorit Tanush Shaska.
Propozimi shkaktoi polemika
Debati ze fill nje jave me pare, kur senati i Universitetit "Ismail Qemali" vendosi t'i propozoje Ministrise se Arsimit heqjen e emrit te patriotit te madh dhe identifikimin e Universitetit me emrin e qytetit. Nje gje e tille hasi ne reagime te shumta negative qe e quajten kerkesen e senatit, bere nga propozimi i rektorit Tanush Shaska.