E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, PD feston Sali Sulltanin

Share

Aleanca Kuq e Zi bën me dije se do mbajë të shtunën në Elbasan mitingun e parë si parti politike

Aleanca Kuq e Zi reagoi për mitingun e 22 marsit. Sipas Aleancës Kuq e Zi, ky është tubimi i fundit për Sali Berishën. Në një deklaratë për shtyp të Aleancës Kuq e Zi thuhet se ndërsa Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, PD feston Sali Sulltanin. Qeveria përdori shkollat e kopshtet për miting. Njerëzit ishin nën presion për të qenë të pranishëm aty. Megjithatë ne falenderojmë qytetarët për ftohtësinë dhe pasivitetin në tubim, thuhet në një deklaratë të AK. Njëkohësisht kjo e fundit ka bërë me dije se të shtunën do bëjnë tubimin e parë si parti politike. Të shtunën fillon orteku Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Zi të shtunën në Elbasan në tubimin e parë si parti politike, thekson AK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›